Sot po mbahet në tiranë protesta e dytë për mbrojtjen e kafshëve nga keqtrajtimi që po i bëhet nga punonjësit e bashkisë, duke i vrarë me acid e duke i zhdukur. Edhe sot protestës i janë bashkuar shumë qytetarë, mes tyre personazhe të njohur. Ata shprehen se protesta do vazhdojë derisa personat përgjegjës të dënohen.
Personazhet publikë që i janë bashkuar protestës janë Roza Lati, Dorina Mema, Besa etj.
Dorina Mema shprehet: “Nuk eshte me Tirana e acidit ne zemer jooooo
Eshte e femijeve qe duan buzeqeshje reale jo fasadash
A ka femi qe si buzeqesh nje kafshe?
Detyra e cdo prindi te mireedukoje femijen me qytetari per bashkejetese se nuk eshte qyteti juaj personal, eshte i te gjitheve, i te pasurit e te varfrit, i kafshes me familje dhe i atyre te pastreh. Turp i madh i bashkise Tirane dhe i atyre rretheve qe kemi postuar mbi abuzime monstruoze. Fillojeni korigjimin nga kta te gjore”
“Neqoftese kafsha qan, lotet e kafshes mallkojne token... Kerko ne GOOGLE qe Shqiperia eshte toke e mallkuar. Dhe pse”, shkruan Roza teksa ka treguar momentin kur qytetare?t lyejne? duart me boje? te? kuqe ne? forme? proteste.
