Nga Shqipëria / E Shtunë 3 Prill 2021, 10:10

Habit moderatorja e njohur: Më doli zemra vendit përballë Robert Berishës

E ftuar në emisionin "Glamour Zone" ishte moderatorja e njohur nga Kosova, Festa Qoqaj. E pyetur nga Ester Bylyku për momentet më të vështira po dhe të bukura nga jeta e saj, Festa ndau një sekret.

Moderatorja tregoi se në puntatën e parë të emisionit të saj ka patur të ftuar Robert Berishën dhe nga emocionet zemra po i dilte nga vendi.

"Në puntatën e parë kam pas fatin me pas të ftuar Robert Berishën që është shumë i dashur, por sekreti është se ka qenë zemra duke më dalë nga vendi. Më ka rrahur zemra shumë dhe jam skuqur nga mundimi", tha Festa, e cila moderon emisionin "Express Rozë" në T7.