Ish-konkurrenti, Elvisi i ka dalë në mbrojtje Princit pas sherrit të ndodhur dy puntatat e fundit mes tij dhe Sarës.
“Princ të ruajt Zoti. Se vallaj duhet ndihma e Zotit aty ku vazhdon të jesh”, ka shkruar Elvisi në një postim në Instagram.

Gjatë debatit, Princi u shpreh se Sara është vajzë materialiste dhe se del në takim vetëm me ata meshkuj që kanë makina luksoze.
“Unë nuk të kam ardhur nga mbrapa dhe nuk do të vij kurrë nga mbrapa, sepse unë nuk kam Maserati nuk kam Porsche, nuk kam një kushëri të famshëm, sepse ti këta tipa preferon. Ti je sipërfaqësore, materialiste”, u shpreh Princi.
Ndërsa Sara tha se Princi nuk e kishte paguar vetë helikopterin në ditën e takimit me Jasminën duke e quajtur "zhigolo".
“E vërteta është që unë jam një student që kam dalë nga bankat e shkollës, një miku i kunatit tim e bëri të mundur pjesën e pagesës, por shkuam vonë, ai ishte i acaruar e na tha nuk bëhet dhe u mundësua nga shoqja e Jasminës e cila e njihte e ia mbushi mendjen”, tha Princi.
“Sara është një gocë që i ka premtuar edhe një mikut tim për një takim dhe ajo nuk ka pranuar. Shqipëria e di kush është ajo”, u shpreh ai ndër të tjera.
Pas kësaj deklarate Sara shpërtheu ndaj Princit duke u shprehur: “Më vjen turp që po flas me këtë lloj njeriu. Unë nuk e duroj dot këtë përballë meje. Je i fëlliqur, më shpifesh nuk të shoh dot përballë meje. Ajo që del me ty nga këto unë i vë vizën”.
