Nga Shqipëria / E Premte 2 Prill 2021, 17:05

Atdheu flet për lidhjen me Sindin jashtë 'Përputhen' dhe marrëdhënien që ka me vajzat e tjera

Atdheu është rikthyer sot në ekran për të sqaruar të gjitha në një intervistë për “Shqipëria Live”. Atdheu tregoi se pavarësisht ngjarjeve që kanë ndodhur në emision, ai ruan marrëdhënie të mira me të gjithë.

“Kam kërkuar në 2-3 raste që të largohesha. Në nerva e sipër njeriu ja fut kot ndonjëherë. Aty shkuam me dhuruar dashuri e të gjenim dashurinë e jetës, por jo të bënin ashtu sherresh”, tha Atdheu.

Sa i përket thashethemeve për një lidhje me Sindin me të cilën është parë shpesh jashtë programit, Atdheu tha: “Kisha marrë leje te produksioni që ta dërgoja Sindin në shtëpi, e kam shumë shoqe. Nuk ndikoj te Sindi, nuk është e vogël ajo. Diskutojmë ndonjë skenë që mund të ndodh, por jo të ndikoj tek ajo”.

Ndërsa për Antonelën, Atdheu u shpreh: “Sa është pjesë e emisionit nuk dua ta pengoj, por mund edhe t’i shkruaj, që të sqarohemi. Në fund të ditës ajo është femër”.

“Për Arsimin, Erin, Andin e parë, Locon. Nuk jam keq me asnjë, edhe me Mevlanin thjesht nuk na kanë pëlqyer disa gjëra, por kaq. Me Anën e parë vijojmë të kemi miqësi. Nuk e di a janë bashkë apo jo me Arsimin, por për të dy kam respekt të veçantë”, përfundoi ish-konkurrenti.