Qytetarë të thjeshtë e personazhe të njohur të ekrani po protestojnë para Bashkisë në Tiranë për t’i thënë mjaft vrasjes dhe rrëmbimit të qenëve nga punonjësit e Bashkisë. Në protestën me moton "Stop rrëmbimit dhe vrasjes së qenve" janë të pranishme Roza Lati, Besa Kokëdhima, Dorina Mema e shumë personazhe të tjerë.
“Mbrojtja e kafshëve është e rëndësishme për një komb, kështu shoqëria ecën përpara dhe arrihet një frymë pozitive”-janë shprehur ata.
View this post on Instagram
Gjithçka nisi pas një videoje të publikuar dje nga “Joq” ku disa qen në zonën e Kasharit ishin helmuar me acid klorhidrik nga punonjësit e Bashkisë. Për këtë veprim, mes qytetarëve të revoltuar dhe Policisë Bashkiake pati përplasje.
View this post on Instagram
Protesta e sotme nisi para Bashkisë së Tiranës dhe u zhvendos drejt Kombinatit, ku ndodhet Klinika Veterinare ku Bashkia mban qentë.
Siç shihet nga fotot e publikuara nga “Joq”, kushtet e kësaj klinike janë të papërshtatshme për qentë.




