Nga Shqipëria / E Premte 2 Prill 2021, 13:01

Meri tregon kush do i fitojë zgjedhjet: Ramën e pashë në ëndërr

Astrologe Meri ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në "Wake up", ku bëri parashikimin e shenjave dhe një parashikim të përgjithshëm për zgjedhjet.

Sipas Merit, kryeministri Rama e ka të vështirë t'i fitojë zgjedhjet e 25 Prillit dhe madje tregoi se e ka parë në ëndërr.

“Rama e ka shumë të vështirë. Kur them unë e ka shumë të vështirë, do të thotë që del humbës. Madje kam parë një ëndërr, sikur Rama ishte në një vend të shtruar me pllaka të ftohta dhe i thashë mos u mërzit se do fitosh prapë dhe do ta shtrosh me parket, do e bësh më të ngrohtë. Jo tha, nuk e fitoj. Unë mendoj që ai edhe vetë nuk do që ta fitojë. Dhe nuk fiton”, tha Meri.