Fjoralba Ponari tashmë është moderatorja e re e "Portokallisë" dhe shumë shpejt duket se është përshtatur me këtë format humori.

Këtë herë Fjoralba ka zbuluar edhe sesi janë mbledhjet e spektaklit përmes një postimi në Instagram, ku në foton e parë shfaqet serioze e në foton e dytë tregon se në realitet ndodh e kundërta.

Moderatorja shfaqet duke qeshur me batutat gjatë mbledhjes dhe shkruan: "Mbledhjet e Portokallisë: Instagram vs. jetë reale”.





