Nga Shqipëria / E Premte 2 Prill 2021, 12:12

Basha para kuksianëve në Kalimash: Shikojeni dhe 3 javë këtë tra, do ta heqim

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha para demokratëve kuksianë është zotuar se ndryshimi i parë që do të bëjnë është heqja e traut në Rrugën e Kombit.

“Shikojeni edhe tre javë këtë tra. Më 25 prill Shqipëria voton ndryshimin. Kukësi voton ndryshimin dhe ndryshimi i parë për çdo shqiptar nga Konispoli në Podujevë do të jetë heqja e traut.  Nuk ka kaluar shumë kohë nga ai moment që na i mbushi zemrat me një besim si qytetarë të një kombi që ndërtoi tunelin më të gjatë në Ballkan dhe lidhi Shqipërinë me Kosovën. Vota për nr 9 është vota për heqjen e traut dhe çdo pengese,” tha Basha.

Burimi: abcnews