Në fillim të muajit Mars, Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të dytë. Moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin e veçantë, Bota.

Ndonëse nuk është bërë ende një muaj, Elita i ka rikthyer menjëherë format trupore. Këtë ajo e ka treguar me anë të disa fotove të publikuara në rrjete sociale.

Fotot janë shkrepur në Vlorë, ku familja kanë udhëtuar së fundmi. Në njërën prej tyre Elita shihet pranë Botës dhe Zërit, të dy në karrocat e tyre dhe duket shumë në formë.






