Modelja bukuroshe Adrola Dushi është surprizuar me një buqetë të madhe me trëndafila të kuq. Ajo ka publikuar një foto në rrjete sociale dhe fansat janë të një mendimi: pas surprizës fshihet Capital T!

‘Krejt Shqipëria: Capitali t’i ka dhënë”, “True Capo shumë romantik je, bravo”, “Ti solli Capitali”, janë vetëm disa nga komentet në foton e Adrolës.

Kujtojmë se dyshja po përfliten prej kohësh për një lidhje dashurie. Së fundmi, ata kanë qenë së bashku në New York dhe fotot në rrjete sociale i kanë nxjerrë zbuluar.






