Nga Shqipëria / E Enjte 1 Prill 2021, 22:10

Hajde festë hajde: Brenda ditëlindjes super luksoze të Morena Tarakut

Këngëtarja e njohur Morena Taraku ka festuar sot ditëlindjen. Ajo ka mbushur 28-vjeç dhe në ditën e saj të veçantë nuk kanë munguar urimet e shumta nga njerëzit e zemrës.

Morena ka organizuar një festë madhështore, pamjet nga e cila i ka publikuar në rrjete sociale. Festa është mbajtur në Stamboll të Turqisë, ku ajo është zhvendosur prej kohësh.

Këngëtarja shihet e veshur me një fustan të zi të tejdukshëm, ndërsa çdo detaj i ambientit është i zhytur në luks.