Zgjedhjet e 21 Prillit po afrojnë dhe listave të kandidaturës i janë bashkëngjitur emra të rinj, disa prej të cilëve janë figura të njohura publike.
1. Luljeta Bozo
Me datë 5 Mars kryeministri Edi Rama i bëri ftesë inxhinieres për të kandiduar si deputete e Partisë Socialiste. Ajo e pranoi ftesën dhe është kandidate në Tiranë, ku renditet e para në listë.

2. Najada Çomo
Një tjetër figurë publike që u ftua nga Kryeministri Rama për t’iu bashkuar PS-së në zgjedhje është shefja e infektivit, Najada Çomo. Doktoresha kandidon në listën e Tiranës për Partinë Socialiste dhe renditet në vendin e dytë.

3. Oriela Nebijaj
Moderatorja e njohur kandidon për deputete në zgjedhjet e 21 Prillit, me Partinë Demokratike. Ori kandidon në Tiranë dhe renditet e 18-a në listë.

4. Eljo Hyska
Në listat e Partisë Socialiste është dhe vëllai i Turjan Hyskës, deputeti Eljo Hyska. Ai kandidon në qarkun e Tiranës dhe renditet në vendin 32.

5. Gentian Muça
Futbollisti shqiptar kandidon si deputet i Partisë Demokratike. Atij i është propozuar në Korrik të vitit 2020 përfshirja në zgjedhjet e 25 Prillit. Muça është numri 28 në listën e Tiranës.

6. Irini Shehu
Mjekja e njohur është pjesë e zgjedhjeve të 25 Prillit, me Partinë Demokratike. Shehu kandidon në qarkun e Dibrës.

7. Flamur Hoxha
Biznesmeni i njohur, njeri i suksesshëm ne biznesin e tij të prodhimit të veshjeve, kandidon si deputet i Partisë Demokratike. Ai kandidon në qarkun e Kukësit.

8. Muharrem Hoxhaj
Aktori shqiptar, Muharrem Hoxha kandidon si deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Beratit.

9. Senera Hoxha
Në zgjedhjet e 25 Prillit mjekja kirurge ka zgjedhur Partinë Socialdemokrate për të garuar në kryeqytet.

10. Flutura Açka
Shkrimtarja shqiptare është pjesë e zgjedhjeve të 25 Prillit. Ajo kandidon si deputete e Partisë Demokratike, në qarkun e Elbasanit.

11. Zheni Gjergji
Një tjetër mjeke që kandidon si deputete e Partisë Demokratike është Zheni Gjergji. Ajo është në qarkun e Elbasanit.

12. Roel Zoga
Mjeku neurolog, i cili ka punuar për disa vjet në spitalin Rajonal të Fierit, kandidon në zgjedhjet e 25 Prillit. Ai është me Partinë Demokratike, qarku Fier.

13. Agron Gjekmarkaj
Analisti dhe pedagogu i njohur në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Agron Gjekmarkaj kandidon si deputet me Partinë Demokratike, qarku Lezhë.

14. Salvador Kaçaj
Ish-futbollisti shqiptar, Salvador Kaçaj i është bashkuar Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit. Ai kandidon në qarkun e Lezhës.

15. Agim Baci
Kritiku, eseisti dhe gazetari i njohur, Agim Baci është një ndër kandidatët për deputet në Partinë Demokratike, qarku Durrës.

16. Arbër Arapi
Këngëtari dhe mjeku i njohur Arbër Arapi është në listën e Fierit për zgjedhjet e 25 Prillit. Ai kandidon me Partinë Socialiste.

17. Petrit Malaj
Aktori shqiptar Petrit Malaj kandidon si deputet i Partisë socialiste. Ai është pjesë e kandidaturës në qarkun e Kukësit.

18. Niko Kuri
Mjeku Niko Kuri Niko është një emër tjetër që kandidon si deputet i Partisë Socialiste. Kuri kandidon në qarkun e Vlorës.

19. Esmeralda Qirko
Esmeralda Qirko që prej 27 vitesh është një nga sipërmarrëset më të suksesshme të qytetit të Beratit. Ajo është prezantuar si kandidate në zgjedhjet e 25 Prillit, me partinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, qarku Berat.

20. Elsidita Selaj
Boksierja shqiptare, Elsidita Selaj është pjesë e zgjedhjeve të 25 Prillit, me partinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ajo kandidon në qarkun e Shkodrës.

21. Entela Shkurtaj
Mjekja e njohur, Entela Shkurtaj kandidon për LSI-në në zgjedhjet e 25 prillit. Shkurtaj është në qarkun e Vlorës.

Nga: "Xing.al"
