Nga Shqipëria / E Enjte 1 Prill 2021, 17:05

E fundit/ 6 viktima dhe ja sa raste të reja me Koronavirus u shënuan në 24 orë

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 1 Prill 2021

Situata e COVID-19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2899 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 349 qytetarë. Ndërkohë po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin kanë humbur jetë 6 persona.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 81 raste në Tiranë, 25 raste në Shkodër, 22 raste në Korçë, 15 raste në Berat, 14 raste në Durrës, 13 raste në Fier, 12 raste në Gjirokastër, Pogradec, 11 raste në Tropojë, 10 raste në Lezhë, Vlorë, 9 raste Devoll, Kukës, Lushnje, Sarandë, 7 raste në Krujë, Kurbin, Elbasan, Ura Vajgurore, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Kamëz, Libohovë, 4 raste në Librazhd, Cërrik, 3 raste në Mallakastër, Malësi e Madhe, Kuçovë, Vorë, 2 raste në Mat, Delvinë, Selenicë, Prrenjas, Skrapar, Patos, Poliçan, 1 rast në Has, Mirditë, Përmet, Tepelenë, Divjakë, Dibër, Bulqizë, Himarë, Kolonjë, Gramsh.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 604 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 91,875 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 279 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 66 – 84 vjeç.