Grumbullimet në vendet e mbyllura dhe të hapura do të ndalohen deri më 8 prill. Afati për këtë kufizim ishte 25 marsi, por tashmë është zëvendësuar me togfjalëshin “deri në datën 8.4.2021”.
Kujtojmë se ditën e djeshme Komiteti Teknik i Ekspertëve lajmëroi se në vend do të vijojnë të mbeten në fuqi deri në një afat të pacaktuar të njëjtat masa anti-covid.
Po ashtu, ekspertët bënë të ditur se maturantët do t’i ktheheshin bankave të shkollës.
