Disa prej konkurrentëve të "Përputhen", pas daljes në program duket se famën po e shfrytëzojnë më së miri për të realizuar pasionet e tyre. Pas Melisës, Julit, së shpejti Anës, e ndoshta edhe Jasminës, e cila ka treguar talentin në muzikë, së fundmi edhe Lulzimi ka publikuar këngë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ish-konkurrenti i "Përputhen 1", duke publikuar në Instagram një pjesë nga kënga që vjen në bashkëpunim me Huggon.
View this post on Instagram
Kujtojmë që Lulzimi aktualisht po kërkon dashurinë në një tjetër emision "It's my love", që transmetohet në Kosovë.





