Nga Shqipëria / E Enjte 1 Prill 2021, 13:01

Pasi u deklaruan çift, Mevlani surprizon Ledjanën jashtë 'Përputhen'

Dy ditë më parë Mevlani dhe Ledjana u deklaruan vetëm për njëri-tjetrin në "Përputhen", duke krijuar kështu çiftin e ri në emision.

Pas deklaratës së madhe, Mevlani e ka surprizuar Ledjanën me një dhuratë, të cilën ajo e ka ndarë me ndjekësit në Instastory.

Mevlani i ka dhuruar Ledjanës një varëse me kurorë, duke treguar kështu se për të ajo është mbretëreshë.

Kujtojmë që Mevlani i ka kushtuar edhe një këngë Ledjanës.