
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë se një nënë e re 29-vjeçare nga Kukësi dhe foshnja e saj kanë fituar betejën me koronavirusin. Manastirliu tregon se e reja ka pasur komplikacione të rënda si pasojë e virusit, por pas një ndërhyrjeje tejet delikate për të sjellë në jetë vogëlushen e saj, ja ka dalë të përballojë këtë betejë.
"Besmira dhe foshnja e saj e fituan betejën e jetës, në përballjen e vështirë me Covid 19, falë profesionalizmit dhe përkushtimit të bluzave të bardha
Pas ndërhyrjes tejet delikate për të sjellë në jetë vajzën, 29-vjeçarja nga Kukësi, me komplikacione të rënda si pasojë e covid 19, ia doli mbanë
Punë e shkëlqyer e ekipit të spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe “Koço Gliozheni”, të cilët bënë të mundur që Besmira dhe vajza e porsalindur, pas dy javësh të vështira në terapi intensive, të kthehen shëndosh e mirë në shtëpi
Krenare për mjekët dhe infermierët", shkruan ministrja.