Nga Shqipëria / E Enjte 1 Prill 2021, 09:09

Fifi feston ditëlindjen, pamje nga surpriza që i bënë miqtë

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Fifi ka festuar ditëlindjen. Fifi ka mbushur 27 vjeç dhe në këtë ditë speciale ka festuar me miqtë e saj të ngushtë.

Ka qenë Graciano Tagani dhe Argjira Spanca që kanë zbuluar momentin, kur Fifi është surprizuar nga Klajdi Haruni dhe Bruno me një tortë.

Fifi duket shumë e lumtur teksa Klajdi dhe Bruno i këndojnë këngën e ditëlindjes.

Kujtojmë që së fundmi Fifi ka publikuar baladën “Maniak i dhimbjes”, për të cilën bashkëpunoi me ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Fation Kuqarin.