Ori Nebijaj në zgjedhjet e 25 Prillit do të kandidojë për deputete nën siglën e Partisë Demokratike. Angazhimi i Orit në politikë është i hershëm, fillimisht në forumet rinore të PD-së dhe më pas si zëdhënëse e selisë blu.

E ftuar në "Opinion" në Tv Klan, Ori u shpreh e bindur se Partia Demokratike do të marrë të paktën 20 deputetë në Tiranë, ku dhe vetë kandidon.

“Pjekuria ime politike ka filluar që nga forumet më pas si zëdhënëse e Partisë Demokratike. Ka qenë një eksperiencë që prej një kohe të gjatë nuk i ka ndodhur ta kishte si eksperiencë asnjë nga deputetët që ka qenë në parlament vitet e fundit. Më është dashur që në 2 muaj të jem në gjithë Shqipërinë. Media ka qenë gjithmonë si një plotësim i një dëshire që e kam patur që e vogël, por asnjëherë nuk ka qenë objektiv i jetës time. Orin pas datës 25 do ta shihni në Parlament. Unë besoj që Partia Demokratike në Tiranë do të marrë të paktën 20 deputetë. Ne punojmë për të arritur tek 20-ta”, tha Ori Nebiaj.




