Sipërmarrësi dhe folësi motivues Vasil Naçi do të vijë me një event katër ditor me një fokus të veçantë për sipërmarrjet. “Mjeshtëro Biznesin Tënd” quhet programi që do të ndihmojë çdokush që do të marrë pjesë në fuqizimin e biznesit të tij në nivel më të lartë.
E kush më mirë se Vasil Naçi, mentor biznesi me rreth 30 vite përvojë në sipërmarrje dhe me shtrirje të bizneseve përtej kufijve mund ta bëjë këtë.
Gjatë katër ditëve të “Mjeshtëro Biznesin”, (Regjistrohu duke klikuar këtu) Vasil Naçi dhe skuadra e tij e ekspertëve, do të fokusohen në mënyrën e ndërtimit të kulturës, strategjive, sistemeve dhe burimeve e praktivave më të mira për sukses afatgjatë.
Në këtë konferencë Vasil Naçi dhe një skuadër ekspertësh, nga më të mirët në fushat e tyre, do të ndajnë dijet dhe praktikat që kanë përfituar dhe implementuar për vite me rradhë përvojë që mund çdokush tani mund t’i përdorë për rritjen eksponenciale që synon.
Kujtojmë që Vasil Naçi ka inspiruar edhe Ermal Mamaqin për t'u bërë spiker motivues dhe për seminaret trajnues mbi suksesin.
