Kryeministri Rama ka bërë të ditur se vendi ynë ka siguruar një tjetër sasi të madhe vaksinash nga AstraZeneca. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama njofton se janë siguruar plotë 50 mijë doza të tjera të vaksinës AstraZeneca kundër Covid-19.
Sipas Ramës kjo sasi dozash është një marrëveshje e re dhe nuk ka të bëjë me marrëveshjet e derimëtanishme që janë lidhur me këtë kompani.
“Sapo kemi siguruar 50 mijë vaksina të tjera Astrazeneca jashtë marrëveshjeve të deritanishme. Shqipëria Buzëqesh” shkruan Rama.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë kryer rreth 120,000 vaksinime.
