Nga Shqipëria / E Mërkurë 31 Mars 2021, 17:05

Lajmi i ëmbël: Çifti i njohur i showbizit po bëhen prindër për herë të dytë

Aktorja e njohur Kirsten Dunst dhe aktori Jesse Plemons do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë. Kirsten e ka konfirmuar lajmin e ëmbël ndërmjet një seti fotografik për revistën "w".

Ajo ka pozuar e veshur me një fustan të bardhë tyli dhe të gjithë vëmendjen e ka marrë barku i rrumbullakosur. Aktorja nuk e ka zbuluar ende gjininë e bebit apo muajin e shtatzënisë.

Kirsten u bë nënë për herë të parë në vitin 2019. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Ennis.