Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Shkodra, kryeministri Edi Rama tha se pas të moshuarve mbi 70-vjeç, do të vaksinohen punëtorët e fasonerive. Ai vizitoi disa nga këta punonjës, të cilëve iu premtoi dhe rritjen e pagës minimale deri në 400 mijë lekë, pa taksa.
“Sa të mbarojmë me vaksinimin me moshën 70-vjeç e lart të parët që do vaksinojmë do jenë gratë dhe vajzat e fasonerive, burrat kismet”, tha kryeministri.
