Nga Shqipëria / E Mërkurë 31 Mars 2021, 14:02

Skandal në ashensor/ Reperi i njohur tërheq zvarrë të dashurën (Video)

Një video e reperit Quavo dhe e ish-partneres së tij, Saweetie po bën bujë të madhe në rrjet. Dyshja shihen duke u zënë në ashensor. “TMZ” ka bërë me dije se videoja është regjistruar që në vitin 2020, pak para se ata të ndaheshin, por është bërë publike vetëm tani.

Kamera e sigurisë ka kapur momentin kur Saweetie tenton t’i gjuajë, por Quavo e shmang duke e tërhequr nga krahu, përplasur për muri dhe më pas duke e rrëzuar në dysheme. Në video shihet se ai nuk përpiqet fare ta ndihmojë që të ngrihet.

Ata kanë pranuar për "TMZ" se incidenti ka ndodhur në vitin 2020, në ndërtesën që Saweetie do të merrte me qira.