Nga Shqipëria / E Mërkurë 31 Mars 2021, 13:01

‘Ça e kujtoni veten që kapeni me Arjanin?’, Elvisi e lë ndjekësen me gisht në gojë

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Elvisi ka realizuar një mini-intervistë me ndjekësit në Instastory. Ai iu është përgjigjur pyetjeve nga më të ndryshmet, mes të cilave dhe një për Arjan Konomin.

“Aman, ça e kujtoni veten që kapeni me Arjanin, keni qenë duke i rënë maces me lugë, kur ka dalë në Tv ai”, i ka shkruar një ndër ndjekëset. Elvisi i është përgjigjur duke thënë se respekti nuk të jepet për shkak të moshës, por vetëm kur e fiton.

“S’ka lidhje mosha në disa gjëra moj motër. Dhe ti me siguri ke qenë duke mësuar të lidhësh atletet kur unë vrapoja, por kjo nuk ta heq të drejtën të vish të japësh mendimin tënd te profili im. Siç ka thënë daja Ramiz te Ezeli, respekti fitohet, nuk të jepet as nga mosha, as nga gjinia, as nga statusi në shoqëri. Ngaqë shumë njerëz mendojnë se në shoqëri i vlerësojmë njerëzit vetëm se është filani ai, ka lekë ai, është çuni filanit ai”, ka replikuar ai.