Nga Shqipëria / E Mërkurë 31 Mars 2021, 13:01

Sa romantik: Granit Xhaka surprizon Leonitën për ditëlindje

E shoqja e Granit Xhakës, Leonita feston sot ditëlindjen. Në ditën e saj të veçantë, futbollisti e ka surprizuar duke ndarë në rrjete sociale foto nga momentet e tyre më të veçanta.

“Zemra ime! Të uroj nga zemra gëzuar ditëlindjen. Urimet më të mira për ditëlindjen tënde. U bëfsh edhe 100 vjeç. Paç gjithmonë shëndet, fat, mbarësi e lumturi”, ka shkruar ai krahas fotove.

Kujtojmë se pak kohë më parë dyshja zbuluan se do të bëhen prindër për herë të dytë. Leonita është në pritje të një vajze.