Nga Shqipëria / E Mërkurë 31 Mars 2021, 10:10

Andi Lila merr postin e rëndësishëm në Partinë Demokratike

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Andi Lila ka marrë një post të rëndësishëm në Partinë Demokratike. Ai është emëruar nga kreu i partisë Lulzim Basha si koordinator i PD-së për sportin.

Kujtojmë se pak ditë më parë i ftuar në “Soiree”, Lila tregoi se është pjesë e Partisë Demokratike që nga gjimnazi. Ai e sheh këtë parti si forcën që do të bëjë ndryshimin në sport.

Futbollisti rrëfeu kushtet e vështira në të cilat punojnë sportistët.(Lexo këtu)

Burimi: "Abc News"