Ministrja Ogerta Manastirliu ka deklaruar se gjatë muajit Prill do të vijnë dhe 20 mijë doza të vaksinave Covid nga Pfizer. Brenda javës së parë do të vijnë 7 mijë dozat e para.
Lajmin ajo e bëri të ditur me anë të një videoje live në rrjete sociale, gjatë inspektimit në qendrën e vaksinimit masiv në Sheshin Skëndërbe.
“Në muajin Prill do të kemi rreth 20 mijë doza nga Pfizer, ku brenda javës presim 7 mijë dozat e para. Ndërkohë presim që të lëvrohen dhe sipas kalendarit pjesa tjetër e dozave të blera nga kompania turke. Tashmë puna nuk po ndalet, ekipet tona po bëjnë një punë shumë të mirë. Për tre ditë rradhazi kemi kryer mbi 50 mijë vaksinime”, tha ministrja.
