Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Eneda Tarifa feston sot ditëlindjen. Eneda mbush 39 vjeç dhe në këtë ditë speciale ka organizuar një festë të vogël private me miqtë më të ngushtë.

Këngëtarja ka publikuar disa pamje nga ambienti i zbukuruar me tollumbaca, me muzikë në sfond dhe me tortën me mikrofon.


Në një video tjetër Eneda shfaqet e lumtur duke kërcyer e duke luajtur me tollumbaca.

Këngëtarja e ka uruar veten me një mesazh tejet domethënës.

"Po, sot kam ditelindjen. Nuk ka asgje te vecante nga ndonje dite tjeter ditelindjeje e cdokujt prej nesh, por ditelindjet jane te bukura se mbartin nje ndjesi shprese, celebrojne “jeten” (sado e ndryshme eshte ajo per secilin prej nesh). Mendoj se jetet tona duhet t'i ndertojme vete, t'i zbukurojme vete, pa u dorezuar asnjehere. Per mua ky eshte suksesi i nje jete kryesisht te lumtur. Dhe mos me thoni qe eshte ceshtje fati. Fati eshte vetem nje “kurthez i vogel” per te ndejtur rehat... Ajo qe nderton ne jete eshte vepra jote dhe kete mundohem ti mesoj Arias perdite. Faleminderit per te gjithe dashurine qe me jepni cdo dite", shkruan Eneda.





