Vogëlushja e “Piter Pan”, Enia i ka bërë të gjithë për të qeshur mbrëmjen e sotme. Ajo ishte fiksuar të merrte një ndër vajzat e programit, Klean, në shtëpinë e saj.

“Do të vish te shtëpia ime. Unë do të marr me zor”, dëgjohej të thoshte ajo, teksa e tërhiqte nga rrobat. “Kemi një konflikt të hapur”, tha moderatorja Alketa Vejsiu.

Alketa e mori Enian që të prezantonin bashkë, në mënyrë që ta largonte nga Klea. Mirëpo vogëlushja nuk iu nda shoqes së saj duke thirrur “Ajo është e lidhur me mua”.

