Këngëtarja e njohur Morena Taraku është shfaqur gjithmonë e kuruar deri në detaje dhe ka treguar se ka qejf të eksperimentojë me lookun e saj. Vetëm së fundmi, ajo ka bërë një ndryshim të madh në pamje.

Morena i ka prerë flokët shkurt dhe këtë e ka treguar me dy foto të publikuara në rrjete sociale. Në njërën prej fotove këngëtarja shfaqet shumë provokuese.

Ajo ka marrë komente të shumta nga ndjekësit, të cilët e kanë komplimentuar për look-un e ri si dhe për guximin që i është dashur.






