Nga Shqipëria / E Hënë 29 Mars 2021, 18:06

Arjan Sala u shpall Dëshmor i Atdheut, flasin familjarët: La një emër të madh për të gjithë

Heroi Arjan Sala u shpall sot Dëshmor i Atdheut. Ai humbi jetën dy ditë më parë në zjarrin e magazinës së "Casa Italias", ku u fut për të evakuar punonjësit.

Familjarët e tij ishin këtë pasdite në një lidhje direkte për emisionin "Rudina", në Tv Klan, konkretisht xhaxhai dhe vëllai. Ata u shprehën se Arjan Sala ka lënë një emër të madh për të gjithë shqiptarët.

"Arjani ka lënë një emër të madh jo vetëm për djalin dhe prindërit e tij. Ai ka lënë një emër të madh për të gjithë shqiptarët. Ai ka treguar se ka ende djem të rinj që janë gati për t'i ndihmuar të tjerët edhe pse ju rrezikohet jeta
", tha xhaxhai i të ndjerit.