Nëse do ekzistonte një interpretim për fjalën "crazy", ajo do ishte: "stafi i klinikës KEIT", me në krye Dr. Skerdin.
Nga momenti në moment presim të shohim hundë e cica te Instagrami i doktorit të VIP-ave, por kohët e fundit po na dalin vetëm. Këto ditë është bërë virale në internet një video e Dr. Skerdit duke kërcyer këngën e Getoarit, bashkë me stafin e tij.
Nuk është hera e parë që e shikojmë stafin e klinikës dhe Dr. Skerdin të kërcejnë e të argëtohen, por po na bëjnë të dyshojmë për "çmendurinë" e tyre. Në video stafi shfaqet duke kërcyer me patëllxhanë e tepsi në duar. Madje disa prej tyre e qajnë me lot twerk-un.
Duhet të jesh qefli e me mendje karafil që të të eci puna mbarë dhe siç duket klinikës KEIT po i ecën për bukuri.
Për të qenë pjesë e staffit duhet të jesh inteligjent, punëtor, i shkathët, i dalluari i klasës dhe më e rëndësishmja duhet të dish të kërcesh me patëllxhan.
Kështu që nëse ke bërë mend të aplikosh, përgatitu mirë!
Vetëm kur të shikoni videon virale te Instagrami i @skerdi.faria do na kuptoni kur themi "Stafi më 'crazy' në botë".
View this post on Instagram
