Këngëtarja e njohur, Cassie është bërë nënë për herë të dytë të hënën e javës së kaluar, por vetëm sot ka vendosur që lajmin ta bëjë publik.

Këngërarja 34-vjeçare publikoi një galeri fotosh familjare, ku shfaqet me partnerin e saj, trainerin e fitnesit Alex Fine dhe dy vajzat.

"Të hënën më 22 mars, 2021 ora 10:22 zemrat tona u gëzuan. Mirësevjen në botë vogëlushe! Ne ju duam shumë Sunny Cinco Fine!”, shkroi Cassie.

Cassie dhe Alex Fine kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në vitin 2019 me një ceremoni private.



