Artisti i njohur Çun Lajçi është infektuar me Covid 19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lajçi me një postim në rrjete sociale, ku me ironi shkruan se mirë do të jetë për nëse shpëton nga Covid, por mirë edhe për njerëzit që nuk do të detyrohen të vendosin buqeta me lule dhe të zmadhojnë fotografinë e tij.

"Nëse...!
Nëse e han dreqi me shpëtua nga Covidi, bahet mirë për mua e bahet mirë edhe për juve.
Pse?
Se s'do t'keni nevojë me ma zmadhue fotografinë as me ble buçetën me lule e me vu n'shkallët e teatrit të fotografia ime e zverdhueme!
Po
Kam thanë, e po them, Drelajt janë larg me ardhë ju mbas kufomës sime!
Atje ka zogj e njerëz s'me duhen për kurtuazi!
Nëse e han dreqi më shpëtua nga virusi, keni shpëtua edhe ju, se s'ka me iu ra mallkimi që s'ishit tjetër pos fotografi mashtrimi. Jo, malësori s'duron hipokrizi!)
Rrini rehat, se nuk vdes nga nji virus, jo, nuk e humbi hijen e malësorit për nji mortajë zezonash!
Po
Dua me m'përcjellë zogjët, kur t'vie koha, ju jo, e me vdekë tue knua bashkë me mua, trumcakët e bjeshkëve t'mia!
Dardani, 28.03.2021"
I urojmë artistit shërim të shpejtë!



