Arjan Sala, punonjësi i sigurisë, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë mes flakësh në magazinën e qendrës tregtare në Tiranë është shpallur Dëshmor i Atdheut.
32-vjeçari hero i shpëtoi jetën 20 punonjësve të tjerë duke u futur në magazinën që u përfshi nga flakët.
Vendimi është firmosur nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe pritet t’i dorëzohet familjes nga kreu i qeverisë Edi Rama.
Arjan Sala prej 5 vitesh punonte si punonjës i sigurisë. Ai njihej si një person tepër korrekt dhe i sjellshëm.
Burimi: abcnews
