Nga Shqipëria / E Hënë 29 Mars 2021, 07:07

Këngëtari shqiptar merr propozim live, por e refuzon

Rikthehet këtë edicion të "Kënga Magjike" me këngën e titulluar “Pafund”, Lorenc Hasrama. Ashtu si gjithë artistët e tjerë Big, atij iu bënë dy pyetje nga publiku. Njëra prej vajzave i bëri Lorencit një propozim, që artisti e refuzoi.

"A je në lidhje? Nëse jo, a pranon të dalim bashkë?", e pyeti një vajzë artistin, i cili tha se është në një lidhje të komplikuar.

"Është e komplikuar, nuk ta sugjeroj të dalim bashkë", tha Lorenci.

Ardit Gjebrea: Përse çfarë ndodh?

Lorenc Hasrama: Nuk dua të flas për këtë temë.

Ardit Gjebrea: Nuk do fare? As që je i lidhur, ose jo…

Lorenc Hasrama: Është e komplikuar.

Ardit Gjebrea: Është marrëdhënie e komplikuar kjo që ke tani?

Lorenc Hasrama: Po.

Ardit Gjebrea: Po çkomplikoje dhe ja ku e ke gocën…