Nga Shqipëria / E Hënë 29 Mars 2021, 00:12

Revoltohet Mandi Nishtulla: Nuk më vlerësuan. Pse? Sepse jam gabel? Di të flas shqip unë

Mandi Nishtulla ishte i ftuar në emisionin "EXPULS", ku foli gjatë për karrierën e tij në muzikë dhe raportin me kolegët e tjerë. 

I pyetur nëse do marrë pjesë tek “Kenga Magjike”, festivali më i madh i muzikës ne vend, Mandi u shpreh se ai nuk vlerësohet dhe kjo është arsyeja pse nuk merr pjesë.

"Nuk dal aty sepse e di shumë mirë që nuk vlerësohem", tha Mandi.

Në këtë moment moderatori Ronaldo Sharka i kujtoi këngëtarit se edhe Flori Mumajesi ka bërë namin me këngën "Tallava" në Top Fest.

"Po të donte Flori që në fillim, që te "Tequila vava" më kishte vlerësuar, s'më kishte lënë kështu. Ta them sinqerisht, kam shumë gjëra me të gjithë, nuk mundem të mbaj më", u përgjigj Mandi.