Ditët e fundit është përfolur se Loredana dhe Mozzik do të bëhen prindër për herë të dytë. Shkak janë bërë postimet e fundit të reperes në Instastory. Fillimisht Loredana publikoi një foto të këpucëve të vogla të Hanës, krahas së cilës shkroi: “Kam nevojë për një bebush të dytë”.

Pas lajmeve për një bebe të dytë, Loredana duket se konfirmoi ç'thuhej në media e rrjete sociale duke publikuar në Instastory emojin e një familjeje me dy fëmijë, si për të thënë që familja e tyre po shtohet.

Më tej ajo ndau edhe një foto të Mozzikut pranë Hanës, duke shprehur vlerësimin e madh për të si baba.

Ndërsa sot reperja ka publikuar një foto ku me qëllim tregon barkun (e sheshtë) duke i bërë paksa konfuz fansat.

Sidomos me përgjigjen që i dha një komentueseje. Ndjekësja i komentoi emoji një grua shtatëzënë, duke e pyetur se a është i vërtetë apo jo lajmi i pritjes së ëmbël ndërsa Loredana iu përgjigj: “Hm”.



