Nga Shqipëria / E Diel 28 Mars 2021, 19:07

Antonela paska qenë këngëtare dikur, ja kënga e saj e parë

Në "Përputhen" janë bërë pjesë disa konkurrentë që merren me muzikë mes tyre Mevlani, Melisa, së fundmi iu bashkua dhe Juli ndërsa pritet që edhe Ana Kauri e Jasmina të bëhen pjesë e muzikës.

Por përpara këtyre, ka qenë Antonela e cila ka publikuar një këngë me titull "Koha kalon".

Videoklipi është një kolazh i fotove të vjetra të Antonelës dhe është publikuar në Youtube 9 vite më parë.

Antonela nuk ka folur më parë për talentin e saj dhe nuk dihet nëse do t'i rikthehet muzikës me ndonjë këngë të re.

Burimi: iconstyle