Nga Shqipëria / E Diel 28 Mars 2021, 17:05

Modelja italiane tha se janë fejuar, Robert Berisha e nxjerr bllof

Robert Berisha u përfol së fundmi për një lidhje pas videove ku shfaqej me modelen Maria Bove. Kjo e fundit publikoi edhe një video ku Roberti shfaqej duke e puthur.

E pyetur nga ndjekësit nëse janë fejuar, Maria tregoi se po e mban gojën mbyllur për momentin. Madje kur u pyet sërish për Robertin, ajo e la enigmë nëse janë bashkë. "Gjejeni vetë", u përgjigj Maria duke shtuar dyshimet.

Ndryshe ka treguar Roberti, i cili i ftuar në “E Diell”, ka treguar se ka qenë një puthje miqsh dhe nuk ka ndodhur asgjë më shumë.

“Nuk kam pasur asgjë me të, kemi qenë miq dhe vazhdojmë të jemi miq. Ajo ishte me punë në Kosovë, ishte thjesht një puthje asgjë më shumë”, u shpreh Berisha.