Nga Shqipëria / E Diel 28 Mars 2021, 17:05

5 mijë njerëz, mbahet koncerti i parë në mes të pandemisë

Një koncert është mbajtur në Barcelonë ku kanë marrë pjesë 5 mijë adhurues të muzikës rock. Adhuruesit e muzikës rock iu nënshtruan testeve të shpejta të Covid-19, si pjesë e një eksperimenti, për të provuar efektivitetin e parandalimit të shpërthimit të virusit në ngjarje të mëdha.

Koncerti u mbajt në arenën Palau Sant Jordi. Grupi spanjoll “Love of Lesbian” kishte lejen e autoriteteve shëndetësore për të vazhduar, me rregullin e vetëm të përdorimit të maskave me cilësi të larë të ofruara nga organizatorët e koncertit.

Testimi para koncertit u zhvillua në tre vendndodhje të ndryshme në Barcelonë, me 80 infermiere duke operuar sistemin.