Këngëtari i njohur Robert Berisha ishte i ftuar në emisionin "E diell" në "Top Channel". Ai foli për jetën e tij private, ndër të tjera dhe për marrëdhënien me të bijën, Renee.

Roberti i habiti të gjithë teksa u shpreh se në kohën e lirë Renee dëgjon këngët e Tunës. "Ti ca bën, e dëgjon me të?", u pyet këngëtari dhe përgjigjja e tij ishte pozitive. Ai e vlerësoi albumin e ri të Tunës, duke u shprehur se muzikën e mirë e ka dëgjuar gjithmonë. "Muzikën e mirë e dëgjoj dhe kam thënë që ai album ka qenë shumë i mirë", tha Roberti.

Kujtojmë se për një periudhë të gjatë, Roberti dhe Patrisi nuk flisnin me njëri-tjetrin dhe shkaku mendohej të ishte Tuna. Kjo pasi marrëdhëniet e Robertit dhe Norës me këngëtaren nuk ishin aspak të mira. Mirëpo, deklarata e tij lë të kuptohet se ai nuk e ngatërron jetën private me atë profesionale. Pavarësisht zënkave të tyre, Roberti e vlerëson Tunën si këngëtare.
View this post on Instagram




