Nga Shqipëria / E Diel 28 Mars 2021, 14:02

Zbulohet arsyeja: Si nisi zjarri në magazinën e ‘Casa Italias’

Pas një beteje të vështirë me flakët, zjarrfikësit mundën të gjenin trupin e pajetë të Arjan Salës, i cili mbeti për tre ditë i bllokuar në magazinën e “Casa Italias”.

“Report TV” ka zbardhur ekspertizën paraprake për zjarrin e rënë në magazinën e nëndheshme. Zjarri dyshohet se ka nisur pas një shkëndije elektrike në kabullin e neonit.

Shkëndijat elektrike kanë rënë mbi rrobat sintetike duke krijuar flakë të shumta. Zjarrfikësve ju deshën mbi dy ditë për t’i shuar.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka raportuar se zjarri ka rënë rreth orës 15:00 teksa punëtorit prisnin kamionin me mall. Të parët që tentuan të shuajnë zjarrin ishin punonjësit e sigurisë mes tyre edhe Arjan Salak. Punonjësit e sigurisë shuan flakët por jo vatrën e për pasojë, zjarri u riaktivizua më pas.

Burimi: "Report Tv"