Nga Shqipëria / E Diel 28 Mars 2021, 13:01

E ëma e Ledrit infektohet me Covid-19, ja si është gjendja e saj shëndetësore

E ëma e Ledri Vulës, Xheraldina është infektuar me Koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur ajo me anë të një postimi në rrjete sociale.

Xheraldina ka publikuar një foto me maskë në Instagram. “Fytyra post-Covid”, ka shkruar ajo krahas fotos dhe ndjekësit i kanë uruar menjëherë të shkuara.

Nga fotoja duket se gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe se po e kalon lehtë. Kujtojmë se Xheraldina u bë gjyshe për herë të parë vetëm para pak muajsh, me ardhjen në jetë të Poem Blu-së.