Nga Shqipëria / E Diel 28 Mars 2021, 13:01

Duke nisur nga arsyeja, Tea i thotë të gjitha pas ndarjes nga Bearti

Pak ditë më parë Bearti konfirmoi ndarjen nga Tea me anë të një statusi në rrjete sociale. Ai deklaroi se i kanë dhënë fund lidhjes për të mos u rikthyer më kurrë me njëri-tjetrin.

"Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë", shkroi Bearti.

Ndërkohë, Tea është hapur për herë të parë me ndjekësit për ndarjen e tyre. Ajo ka pranuar publikisht ndarjen dhe ka treguar se kanë pasur arsye të forta për këtë vendim.

E pyetur rreth gjendjes shpirtërore Tea është shprehur: “Kam qenë më mirë dhe do të jem më mirë”.

Kujtojmë se "Prive" ka bërë të ditur se dyshja janë ndarë pasi kanë botëkuptime të ndryshme.