Nga Shqipëria / E Diel 28 Mars 2021, 12:12

Pasi u zbulua lidhja e tyre, Ana dhe Arsimi kapen mat

Përgjatë ditëve të fundit në rrjet është përfolur lidhja e Ana Lleshit me ish-konkurrentin e “Përputhen”, Arsimin. Lidhja u konfirmua nga vetë Ana, e cila në një intervistë tha “Ku ka zë s’është pa gjë”. (Lexo këtu)

Nuk dihet si ka nisur romanca mes tyre, por duket se dyshja janë kudo bashkë. Së fundmi, ata janë kapur mat në një kafe në kryeqyetet.

“Iconstyle” ka siguruar një foto të tyre, të cilën mund ta shikoni më poshtë. Kujtojmë se Arsimi u largua nga “Përputhen” për të ikur në Zvicër dhe për të vizituar të birin.