Katër muaj më parë Miley Cyrus dhe Dua Lipa erdhën me një bashkëpunim. Ato publikuan këngën "Prisoner", e cila numëron mbi 62 milionë shikime në Youtube.

Dy vajzat tërhoqën vëmendjen e të gjithëve me videoklipin shumë provokues dhe me skena të nxehta. Pas publikimit të këngës, Miley deklaroi se kishte shkëmbyer një puthje në buzë me Duan, por nuk kishte arritur të kryente marrëdhënie seksuale pasi është e lidhur me Anwar Hadid.

"Fatkeqësisht nuk bëmë seks, ajo është e lidhur me Anwar Hadid. Nuk është se dua aq shumë të bëj seks me të sepse e shoh si shoqe shumë të mirë. Por po e marr sikur kemi bërë seks, sepse kemi shumë pamje të tilla në videoklipin tonë. Dua është super-seksi! Në rregull...sa më shumë që po e mendoj, aq më shumë dua të bëj seks me të", tha Miley, teksa shtoi se Dua nuk ishte e interesuar.
Së fundmi, këngëtarja e ka ngacmuar sërish Dua Lipën, teksa kjo e fundit ka publikuar foto pas çmimeve “Grammy”. "Ke ende të dashur?", i ka shkruar ajo dhe ka marrë një përgjigje pozitive nga Dua.

Miley e ka përgëzuar por më pas i ka habitur të gjithë. Ajo ka bërë një status duke i uruar vdekjen Anwarit. "Shpresoj që i dashuri i saj të vdesë", ka shkruar këngëtarja.





