Mbrëmjen e djeshme në "Soiree" ishin të ftuar disa figura publike të angazhuara në politikë. Mes tyre ishte dhe aktori Julian Deda, i cili është prej kohësh mbështetës i Partisë Demokratike.

Në një situatë të improvizuar në "Soiree", Juli mbajti një fjalim se përse populli duhet të votojë Partinë Demokratike. Aktori e mbylli fjalimin me të qeshura, duke u shprehur se me ta në pushtet do të rikthehet sërish Çiljeta.
“Qytetarë të Shqipërisë, me ne do të qeshni. Do të qeshi mirë edhe ai që do të qeshi i pari dhe jo ai që qesh i fundit. Me ne nuk do të ekzistojë shprehja ‘qesh e qaj’. Vetëm qesh. Kur të fitojmë ne, gotat e rakise do t’i kthejmë dhe barcaleta do tregojmë shumë që të qeshim. Unë qesh, ti qesh, ai ajo qesh, ne qeshim ju qeshni, ata vjedhin. Thoni të gjithë një zëri: Julian Deda tungjatjeta. Me mua në pushtet do të na rikthehet Çiljeta”, tha ai.

Kujtojmë se Çiljeta ka qenë po ashtu mbështetëse e PD-së, por u largua pasi ishte zhgënjyer nga drejtimi i Lulzim Bashës. Pak kohë më parë ajo u shfaq krah Erion Veliajt, duke shprehur hapur vlerësimin për të.
“Ndoshta shumë nga ju habiten që më shikojnë sot këtu por unë di të them vetëm dy fjalë. Lali Eri është nga ato djem që di ti fitojë zemrën rinisë dhe ma ka fituar zemrën edhe mua. Përtej pjesës partiake, si politikan, ai mbi të gjitha di të jetë një njeri, me një zemër shumë të madhe", tha mes të tjerash këngëtarja.




