Nga Shqipëria / E Diel 28 Mars 2021, 11:11

Fjalimi i Arjola Demirit në politikë: Me mua në pushtet bëni vetëm seks, qejf dhe lindje

Aktorja e njohur Arjola Demiri ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në "Soiree" në "Abc News". Arjola rrëfeu se dikur ka qenë me Partinë Demokratike por është zhgënjyer shumë nga ajo, ndërsa tani është me Partinë Socialiste. 

Në një situatë të improvizuar në emision, aktorja mbajti një fjalim se përse populli duhet të votojë atë dhe Partinë Socialiste. Ajo u shpreh se me të në pushtet do të ketë vetëm "seks, qejf dhe lindje".

“Faleminderit që keni ardhur në prezantimin e programit tim, për lindjet dhe shtatzënitë. Shoh edhe disa burra këtu prezentë që në të ardhmen edhe e pamundura do të bëhet e mundur e pse jo, e ju mund të ngelni shtatzënë. Me mua në pushtet ju do të fitoni 100 mijë euro për 1 lindje, ndërsa për binjakë unë do të jap 200 mijë euro. Ori dëgjo këtu, po i bëre 3 fëmije do i kesh 300 mijë euro. E për ata që lindin 4 fëmijë do i kapim familjarisht e t’i çojmënë Kinë se do të kenë ndonjë dell Kine. Pra, me mua në pushtet, bëni seks, qejf dhe lindje”, tha Arjola duke qeshur.